TemA TV/ Frroku: Mbështetjen ndaj Ramës nuk e kushtëzojmë me post ministri (VIDEO)
Kreu i Partisë Kristian Demokrate, njëherësh deputet në parlamentin e rij, Mark Frroku, nëpërmjet një deklarate për shtyp, ka sqaruar se mbështetjen për qeverinë e re të Edi Ramës, nuk e kushtëzon me postin e ministrit.
Ne duam të kontribuojmë të bashkojmë spektrin demokristian, ne nuk kushtëzojmë mbështetjen për mazhorancën me poste ministrash. Jemi në tratativa për bashkimin e spektrit demokristian që të bëhemi një zë më i fuqishëm. Sipas marrëveshjes, posti i ministrit mbetet një opsion i hapur, tha Frroku gjatë një dalje për mediat, pas shpalljes së emrave të ministrave të qeverisë së re nga ana e Edi Ramës./b.l