E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTOT/ Mbi flakët dhe nxehtësinë ekstreme, një galeri fotosh që dokumenton punën e efektiveve të FA-së në vatrat e zjarrit në mbarë vendin

Një seri fotografish të publikuara së fundmi dokumenton nga afër përpjekjet e anëtarëve të Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile, të cilët janë angazhuar në vijën e parë të përballjes me zjarret e shumta që kanë përfshirë territorin e vendit përgjatë këtij muaji.

Imazhet shfaqin ushtarakët e Kompanisë së Parë dhe Kompanisë së Dytë Operacionale duke punuar në kushte tejet të vështira atmosferike, ku përveç rrezikut të drejtpërdrejtë nga flakët, efektivat po përballen edhe me temperaturat e larta ekstreme. Ndërhyrjet kryesore u përqendruan në zona me terren të thyer si Mali i Dajtit, Bashkia Pukë dhe rajoni i Vlorës, me qëllim izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së tyre drejt sipërfaqeve të banuara.

Paralelisht, efektivë dhe mjete specializuese nga Detashmenti i Mbështetjes Rajonale u dislokuan në Bashkinë e Mirditës. Trupat kanë punuar pa ndërprerje në fshatin Tenë, ku aksioni për shuarjen e flakëve vazhdon intensivisht nën koordinimin e strukturave të Mbrojtjes Civile.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›