E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTOT prekëse/ Varrosen aty ku luanin më parë

Është një ngjarje që ka tronditur jo vetëm Indinë.

22 vogëlushë gjetën vdekjen pasi konsumuan ushqim të helmuar në shkollë.

Familjet e 22 nxënësve kanë dalë në protestë duke akuzuar qeverinë për neglizhencë.

Disa fëmijë u varrosën në oborrin e shkollës, aty ku edhe luanin më përpara.

Policia ka arrestuar kuzhinierin e shkollës, pas dyshimeve se helmimi ka ardhur pas një përplasje me natyrë politike mes dy degëve të së njëjtës familje.

Hetuesit besojnë se vaji i mustardës që përdorej për gatim ka qenë i kontaminuar me pesticide.

Drejtoresha e shkollës është arratisur.

Dyshohet se kuzhinieri është paguar nga një politikan vendas për të helmuar fëmijët, pasi ka humbur zgjedhjet.

India ka prezantuar prej kohësh një program të ushqimit falas në shkolla për fëmijët e varfër.

Kështu nxiten prindërit që të çojnë fëmijët në shkollë./ep

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›