Ja çfarë ndodh kur një shqiptar humbet në lojërat e fatit (VIDEO)
Videoja e momentit kur një shqiptar shkatërron disa kompjutera të lojërave të fatit në Itali është kthyer në hit jo vetëm në vendin fqinj.
Nure Bregu futet në lokalin e lojërave të fatit në Fontaniva dhe shkatërron shtatë makinat brenda 30 sekondash.
Mendohet se ai e ka ndërmarrë këtë veprim pasi humbi më shumë se 5 mijë euro në lojërat e fatit.
Pasi shkatërron kompjuterat, ai del qetësisht dhe pret arrestimin.
Babai i dy fëmijëve është dënuar menjëherë me gjashtë muaj burg, por nuk do e vuajë dënimin për shkak të mbipopullim të burgjeve./ep