E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTOT spektakolare nga Tuneli i Dashurisë

Share

India ka Taj Mahal-in, Parisi është qyteti i dashurisë, kurse Ukraina ka këtë Tunel të Dashurisë, kaq të mrekullueshëm.

Tuneli në fakt është pjesë e një linje hekurudhore.

Por në momentet kur treni nuk kalon, ai është një vend fantastik për të dashuruarit. Është tre kilometra i gjatë dhe është pjesë e një hekurudhe private që lidh një fabrikë fibrash me qytetin Klevan. Tre herë në ditë vagonët transportojnë dru për në fabrikë.

Në pranverë tuneli bëhet shumë i bukur pasi çelin gjethet.

Thuhet se të rinjtë që shprehin një dëshirë aty dhe janë të sinqertë në dashurinë e tyre, ajo u bëhet realitet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›