E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO+VIDEO/ Studentët i vunë zjarrin dhe e shkatërruan, izolohen dyert dhe dritaret e Ministrisë së Ekonomisë

Godina e ministrisë së Ekonomisë, e cila u dëmtua gjatë protestës së studenteve duke i vënë zjarri dhe duke shkatërruar dyer dhe dritare tashmë është izoluar.

Siç shihet në këto pamje, dyert dhe dritaret e godinës janë izoluar, me disa pjesë metalike.

Kjo masë është marre me qellim parandalimin dhe pengimin e te rinjve per te sulmuar kete institucion.

Ngjarja ndodhi pasditen e 14 tetorit, kur protesta u përshkallëzua dhe një grup protestuesish u zhvendos drejt godinës së Ministrisë së Ekonomisë. Protestuesit thyen derën e institucionit, hynë në ambientet e brendshme dhe nxorën jashtë sende e orendi, të cilave u vunë flakën.

Gjatë incidenteve u raportuan gjithashtu hedhje gurësh dhe lëndësh piroteknike, ndërsa situata u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Kujtojmë që sot kryeministri Edi Rama kërkoi dialog me studentët, por ata refuzuan, duke i kërkuar prerazi se nuk ka dialog, por se ai duhet të japë dorëheqjen.

izolohet ministria

ministria e ekonomise1

ministria e ekonomisw2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›