E Diel, 1 Nëntor 2026

I kërkoi Ramës ‘të hap krahun’ dhe të bëj rotacion në PS, Elisa Spiropalit i bllokojnë faqen zyrtare në Facebook

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka njoftuar se faqja e saj zyrtare në rrjetin social Facebook është e bllokuar prej tre ditësh.

elisa spiropali

Përmes një postimi në Instagram, Spiropali bën me dije se po punon me kompaninë Meta për rikthimin e faqes, ndërsa u ka kërkuar ndjekësve që, deri në një njoftim të dytë, ta kontaktojnë përmes Instagramit.

“Të dashur miq, Prej tre ditësh, faqja ime zyrtare në Facebook është e bllokuar. Po punojmë ngushtë me Meta-n që ta rikthejmë sa më shpejt. Për të gjithë ju që keni tentuar të më shkruani, deri në njoftimin e radhës, mund të më kontaktoni drejtpërdrejt këtu në Instagram. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj!”, ka shkruar ajo.

Bllokimi i faqes vjen pas qëndrimeve dhe shkrimeve kritike të Spiropalit, përfshirë thirrjen drejtuar kryeministrit Edi Rama që të “hapë krahun”, si një mënyrë për t’i dhënë zgjidhje krizës politike në vend pas protestave masive studentore.

spiropali

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›