E Diel, 1 Nëntor 2026

FRANCĒ – 11 vittima pas rrëzimit të një avioni turistik

NANSI, 28 qershor /ATSH -ANSA/ – Një avion turistik është rrëzuar në Tomblaine, pranë qytetit të Nancy, në departamentin lindor francez Meurthe-et-Moselle, duke shkaktuar vdekjen e 11 personave.

Bilanci u konfirmua nga prefekti i departamentit.

Sipas autoriteteve franceze, avioni ishte ngritur nga aerodromi Nancy-Essey dhe, sipas mediave lokale, përdorej për hedhje me parashutë

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta dhe hetimet janë në vijim. Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë ekipet e emergjencës dhe forcat e rendit. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›