E Enjte, 5 Nëntor 2026

FRANCË – Aleanca e majtë fiton zgjedhjet parlamentare

PARIS, 7 korrik /ATSH/ – E djathta ekstreme  franceze ”Rassemblement National” (RN) nuk ka arritur të fitojë shumicën në zgjedhjet parlamentare duke sfiduar pritshmëritë e shumë vëzhguesve politikë, sipas BBC.

Sipas AFP, aleanca e majtë ka mes 172 dhe 215 vende, makronistët 150 deri në 180 dhe RN 115 deri në 155 vende.

Të gjitha mediat kryesore franceze po tregojnë parashikime të hershme të një fitoreje të aleancës së krahut të majtë, Fronti i Ri Popullor (NFP).

Në shumë vende, kandidatët e majtë ose të qendrës ishin tërhequr, për të lejuar që vota kundër RN të përqendrohej në një pretendent, pasi partia e ekstremit të djathtë rezultoi mirë në raundin e parë të votimit javën e kaluar.

Zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të tensionuar, me 30 000 policë të vendosur në të gjithë Francën

Pamja do të bëhet më e qartë në orët e ardhshme pasi të dalin rezultatet./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›