FRANCË – Macron: Pres strukturimin e Asamblesë së re Kombëtare për të marrë vendimet e nevojshme

PARIS, 7 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron bëri thirrje për kujdes në analizimin e rezultateve të zgjedhjeve legjislative franceze për të ditur se kush mund të jetë përgjegjës për formimin e një qeverie.
Ai konsideroi se blloku i qendrës ishte ende shumë i gjallë, pas shtatë viteve të tij në pushtet.
”Presidenti francez do të presë strukturimin e Asamblesë së re Kombëtare për të marrë vendimet e nevojshme”, bëri të ditur Elysee.
E djathta ekstreme franceze ”Rassemblement National” (RN) nuk ka arritur të fitojë shumicën në zgjedhjet parlamentare duke sfiduar pritshmëritë e shumë vëzhguesve politikë, sipas BBC.
Të gjitha mediat kryesore franceze po tregojnë parashikime të hershme të një fitoreje të aleancës së krahut të majtë, Fronti i Ri Popullor (NFP).
Në shumë vende, kandidatët e majtë ose të qendrës ishin tërhequr, për të lejuar që vota kundër RN të përqendrohej në një pretendent, pasi partia e ekstremit të djathtë rezultoi mirë në raundin e parë të votimit javën e kaluar.
Zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të tensionuar, me 30 000 policë të vendosur në të gjithë Francën
Pamja do të bëhet më e qartë në orët e ardhshme pasi të dalin rezultatet./ a.jor.