E Enjte, 5 Nëntor 2026

FRANCË – ”Rassemblement national” i ekstremit të djathtë kryeson zgjedhjet

PARIS, 30 qershor /ATSH-AFP-DPA/ – ”Rassemblement national” i ekstremit të djathtë të Francës është në epërsi në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sipas parashikimeve të para.

”Së bashku me aleatët e saj, partia fitoi 34% deri në 34,2% të votave”, raportuan transmetuesit TF1 dhe France 2 menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit.

Aleanca e presidentit Emmanuel Macron doli e treta me 20,3% ndaj 21,5% të aleancës së krahut të majtë ”Fronti i Ri Popullor”.

Sa vende do të marrin blloqet në Asamblenë Kombëtare do të vendoset vetëm në balotazhin e zgjedhjeve të 7 korrikut./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›