FRANCË – Votat e të rinjve faktor vendimtar në raundin e dytë të zgjedhjeve

PARIS, 1 korrik /ATSH-DPA/- Votat e votuesve të rinj mund të jenë faktori vendimtar në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare në Francë, sipas politikanes gjermane, Franziska Brantner, e cila është edhe eksperte e çështjeve franceze.
”Shumë janë të zhgënjyer me presidentin Emmanuel Macron”, shtoi Brantner, e cila është deputete në Bundestag dhe gjithashtu pjesë e Asamblesë Parlamentare Franko-Gjermane, për “Deutschlandfunk”.
Tani varet nëse të rinjtë që votuan në favor të aleancës së majtë në raundin e parë të dielën, janë ende të përgatitur për të mbështetur një kandidat nga aleanca e Macron.
“A funksionon mobilizimi? Kjo është një nga çështjet e mëdha për të dielën e ardhshme”, tha ajo.
Pas raundit të parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, RN kryeson zgjedhjet.
Aleanca e qendrës e Macron, e udhëhequr nga partia e tij “Rilindja”, doli e treta me 20,7% deri në 22% pas aleancës së krahut të majtë “Fronti i Ri Popullor” (NPF) me 28,1% ndaj 29,1%.
Megjithatë, numri i vendeve që do të marrin blloqet në Asamblenë Kombëtare do të vendoset vetëm në balotazhin e zgjedhjeve të dielën e ardhshme.
Si aleanca e krahut të majtë, ashtu edhe blloku i Macron thanë se do të tërhiqen në zonat ku dolën të tretët në favor të kandidatëve që mund të mposhtin RN.
Përpara raundit të dytë të votimit, partitë mund të krijojnë ende aleanca lokale që mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.
Kandidatët që sigurojnë shumicën absolute në zonën e tyre zgjedhore – në raundin e parë – zgjidhen në kuvend, por në shumicën e zonave fituesi do të dalë vetëm pas raundit të dytë të së dielës./ /a.i/