FRANCË – Zgjedhjet parlamentare – një qeveri e ekstremit të djathtë?

PARIS, 7 korrik /ATSH-DPA/- Për herë të parë në historinë e saj të pasluftës, Franca përballet me perspektivën e një mazhorance të ekstremit të djathtë në Asamblenë Kombëtare, e cila është shumë e përfshirë në legjislacion dhe mund të rrëzojë qeverinë aktuale me një votë mosbesimi.
Nëse “Tubimi Kombëtar” siguron 289 vendet e nevojshme për të fituar plotësisht, Emmanuel Macron do të jetë nën presion të madh për të emëruar udhëheqësin parlamentar të partisë Jordan Bardella – si kryeministër.
Kjo mund të çojë në bashkëjetesën e parë të Francës – një term i përdorur për periudhat kur presidenti dhe kryeministri janë në opozitë politike – që nga viti 1997.
Nëse partia e Le Pen dështon pët të siguruar një shumicë absolute, ajo mund të kthehet te republikanët konservatorë, partia e ish-presidentit Nicolas Sarkozy.
Tubimi Kombëtar ‘i riemërtuar’
“Tubimi Kombëtar” euroskeptik ka zbutur imazhin e tij vitet e fundit – në një përpjekje për t’u zgjeruar më tej, madje duke ndryshuar emrin e tij nga Balli Kombëtar.
Udhëheqësja Marine Le Pen, vajza e themeluesit të partisë, Jean-Marie Le Pen, ka arritur dy herë në raundin përfundimtar të zgjedhjeve presidenciale, duke humbur ndaj Macron, por duke marrë një mbështetje të madhe nga votuesit e qendrës së djathtë.
E shqetësuar rreth simpatisë së Le Pen për Rusinë, partia është distancuar nga partitë e tjera evropiane të ekstremit të djathtë si Alternativa për Gjermaninë (AfD), disa anëtarë të së cilës janë akuzuar për lidhje të dyshimta me Moskën.
Le Pen kritikoi gjithashtu AfD-në në fillim të këtij viti, pas një takimi sekret ku morën pjesë anëtarë të partisë – gjatë të cilës u zbulua se kishte plane për të dëbuar migrantët në një shkallë të gjerë.
I nxitur nga pakënaqësia e përgjithshme me administratën e Macron, “Tubimi Kombëtar” kryesoi zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor me 31,36% të votave, duke bërë që Macron të thërrasë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Le Pen iu përgjigj me një thirrje që elektorati të mbështeste partinë, duke thënë se “Tubimi Kombëtar” ishte “gati për të ushtruar pushtetin”.
Megjithatë, pavarësisht riemërtimit të partisë vitet e fundit, ideologjia e saj mbetet e djathtë, me fokus të veçantë në kundërshtimin e migracionit.
Politikani i ekstremit të djathtë, Jordan Bardella, i cili së shpejti mund të jetë kryeministër i vendit, ka kundërshtuar supremacinë e ligjit të BE-së mbi Francën, veçanërisht në rastet e migracionit, dhe ka nxitur referendume mbi migracionin në mënyrë që Franca të mund të rimarrë “kontrollin e fatit të saj”.
Udhëheqësit e krahut të majtë kanë paralajmëruar vazhdimisht për të mos lejuar “Tubimin Kombëtar” në qeveri, por vendimi i Macron për të thirrur një votim të parakohshëm – ka hapur derën për partinë. Votuesit francezë kanë mundësinë të vendosin sot për fatin e vendit. //a.i/