FRANKFURT – Ekonomia shënon rënie në T2 2024

FRANKFURT, 30 korrik /ATSH-DPA/- Ekonomia gjermane shënoi një tkurrje në pranverën e vitit 2024, me produktin e brendshëm bruto (PBB) që ra me 0,1% në tremujorin e dytë krahasuar me tremujorin e mëparshëm, tha Zyra Federale e Statistikave.
Në bazë vjetore, PBB-ja e tremujorit të dytë ishte 0,3% më e lartë, por kur u rregullua për efektet e çmimeve dhe kalendarit, ishte 0,1% më e ulët se në tremujorin e dytë të 2023.
Këtë vit ka pasur një ditë pune shtesë në tremujorin e dytë.
Statisticienët përmendën investimet e dobëta si arsye për vlerat e ulëta.
Pas një recesioni të lehtë gjatë dimrit, PBB-ja u rikuperua me 0,2% në tremujorin e parë të 2024. Sipas ekspertëve, këtë vit nuk pritet një rimëkëmbje e shpejtë. //a.i/