E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – Kalifornia përfshihet nga zjarret më të mëdha në histori

TIRANË, 30 korrik /ATSH/- Zjarret po dalin jashtë kontrollit në SHBA-në perëndimore dhe Kanada – duke shkatërruar banesa dhe duke çuar në evakuime, sipas CNN.

Një zjarr masiv thuhet se ka shkatërruar komunitetin historik të minierave në Havilah. Një tjetër ka djegur më shumë se 360 000 hektarë tokë në Kaliforni – një zonë më e madhe se qyteti i Phoenix.

“Borel Fire” shkatërroi komunitetin historik të minierave. Zjarri në Kern County, Kaliforni, përfshiu komunitetin e Havilah-ut dhe Piute Meadows Ranches”, tha Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni.

Depozitat e arit në Havilah u zbuluan në 1864 dhe vendi shërbeu si një qendër aktive e minierave për më shumë se 20 vjet.

Zjarri Borel “Borel Fire” ka djegur më shumë se 50 000 hektarë tokë – që nga mbrëmja e së dielës.

Zyra e parashikimit të motit – tha se në veriperëndim do të ketë erëra më të lehta sesa ditët e fundit – duke u dhënë zjarrfikësve njëfarë optimizmi për ngadalësimin e progresit të “Park Fire” (zjarrit të parkut) dhe më shumë se 100 zjarreve të tjera të mëdha që digjen në të gjithë rajonin.

“Park Fire” është zjarri më i madh aktiv në SHBA dhe zjarri i gjashtë më i madh në historinë e Kalifornisë – i cili ka djegur më shumë se 370 000 hektarë tokë – një zonë më e madhe se Phoenix.

“Zjarri ka shkatërruar 100 struktura dhe kërcënon mijëra të tjera”, sipas Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri, në Kaliforni.

Ai ishte 12% i përmbajtur që nga mëngjesi i së hënës, por paralajmërimet dhe urdhrat për evakuim kanë vazhduar në qarqet Butte, Tehama, Plumas dhe Shasta.

“Presidenti amerikan, Joe Biden ka angazhuar administratën e tij – për të mbështetur përpjekjet e vazhdueshme për shuarjen e zjarrit”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Edhe pse një rritje e lagështisë e zbuti aktivitetin e zjarrit dje herët në mëngjes – zyrtarët presin një rritje të aktivitetit të zjarrit për shkak të erërave jugperëndimore dhe vegjetacionit të thatë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›