E Diel, 1 Nëntor 2026

FRD - Berishës: Hiq dorë ngamanipulimi i zgjedhjeve

TIRANE- Nënkryetari i Frymës së Re Demokratike doli sot në një prononcim për median për të pasqyruar vizitën e tij në SHBA si dhe për të përcjellë shqetësimin që zyrtarët amerikanë dhe shqiptarët e diasporës kanë dhënë për zgjedhjet e qershorit dhe deklaratat nacionaliste.

”Në të gjitha takimet në SHBA kishin si shqetësim zgjedhjet e 23 qershorit. FRD i bën thirjre për të hequr dorë nga praktika dhe skenarët e manipulimit të zgjedhjeve pasi në rast të kundër do të mbajë përgjegjësi poltike, administrative dhe ligjore.

Partnerët amerikanë nuk mund të pajtohen me retorikën nacionaliste dhe motivojnë dialogun politik për zgjidhjen e cështjeve. FRD dënon retorikat nacionaliste që bëhen për të fshehur dështimet e qeverisjes. Berisha të heqë dorë nga retorikat që nuk i shërbejnë interesit kombëtar as fitimit të votave. Sepse votat e të djathtëve i ka humbur dhe s’ka për t’i fituar asnjëherë”

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›