Ndarja e mandateve, KQZ pritettë refuzojë kërkesën e PS
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shqyrtojë në mbledhjen e të hënës, kërkesën e paraqitur nga n/kryetari Biba dhe anëtarët Shtylla e Jani, për të rikthyer ndarjen e mandateve në KQZ. Por burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bënë të ditur se janë shumë të pakta gjasat që kërkesa e tyre të pranohet e të hyjë në rendin e ditës, gjë që më pas do të ndiqej nga një votim i mundshëm.
Ndonëse kërkesa e anëtarëve të majtë nga ana proceduriale është paraqitur në mënyrë të rregullt, duket se arsyetimi ku do të bazohet refuzimi i anëtarëve të tjerë të KQZ-së është se ky institucion është shprehur një herë përmes votës dhe cështja tashmë i ka kaluar Kuvendit ndaj dhe nuk mund të rimerret mbrapsht.
Burime nga KQZ bënë të ditur se një vendimmarrje e dytë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të krijonte vetëm konfuzion në Parlament. Ndër të tjera, komisioni për Cështjet Ligjore votoi të mërkurën e kaluar për aplikimin e ndarjes së mandateve sipas skemës së zgjedhjeve 2009.
Gjatë seancës dëgjimore në të cilën ishte thirrur bashkë me kryetaren Lefterie Lleshi, n/kryetari Biba e quajti të pavlefshëm nga ana juridike vendimin e parë të KQZ-së për të mos votuar një ndarje të mandateve. Përvec kësaj, Biba pohoi se tashmë anëtarët e majtë e kanë informacionin mbi popullsinë në Qarkun e Kukësit që u mungonte në votimin e parë, ndaj dhe për këto arsye kërkoi që çështja të rikthehej në KQZ për t’u votuar.
Nëse KQZ pranon të rivotojë, qarqet që humbin një mandat janë Korca dhe Berati, në favor të Durrësit dhe Tiranës. Ndërsa Qarku i Kukësit ruan katër mandatet e tij. Por kjo ka shumë pak gjasa që të ndodhë në mbledhjen e të hënës.
Redaksia online
(im/sg/shqiptarja.com)