E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Durrës, Rama: Yryshi i krimitpasojë e rrënimit ekonomik e moral

DURRES- “Krimi godet përsëri!E vrasin për t’i marrë paratë!”- shkruan Rama në rrjetin social Twitter menjëherë pas publikimit të lajmit se kambisti Fatmir Kotarja u ekzekutua në qytetin e Durrësit. Rama bën me faj qeverinë dhe paaftësinë e drejtueve për të ndalur vrullin e krimit.

Për Ramën “Yryshi i krimit është pasojë e rrënimit ekonomik e social që vijon përditë nën retë e propagandës së sukseseve imagjinare. Është pasojë e rrënimit moral e profesional të policisë nga një kupolë drejtuese e paafte dhe e korruptuar” dhe nënvizon se duhet patjetër një rilindje.

Rama premton se 300 ditët e para të qeverisjes prioritet do të jetë rivendosja e autoritetit të policisë në territor.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›