E Diel, 1 Nëntor 2026

FRD Sa me shpejt zgjidhja per KQZ

Partia Fryma e Re Demokratike, e cila një ditë më parë komunikoi se do të hyjë e vetme në zgjedhje, ka kërkuar zgjidhjen sa më shpejt të situatës së bllokuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Përmes një deklarate për shtyp, FRD ka nënvizuar se është jetike që institucioni që administron proçesin zgjedhor të çlirohet nga militantët partiakë. “Logjika e vendimmarrjes, funksionimit apo trajtimit të përfaqësimit në KQZ nga të gjitha palët e përfshira, është sa e papranueshme aq edhe me pasoja për cilësinë e zgjedhjeve. Zgjidhja duhet të jetë e shpejtë, konsensuale dhe institucionale, për t’i lënë vendit pas zgjedhjeve një reformë të plotë që e çliron administrimin zgjedhor nga militantët Zgjedhjet 2013Spahiu: AK, e vetme në zgjedhje Arvizu: KQZ, jo një farsë! PS: Berisha, reflekto për KQZ-në e deleguar partiakë dhe mundëson standarde të qëndrueshme të zgjedhjeve demokratike”, ka deklaruar FRD. FRD është shprehur se, mbetet një partner serioz dhe i përgjegjshëm i partnerëve strategjikë dhe parimeve demokratike që ata vijojnë të promovojnë në Shqipëri. “Me këtë cilësi ne ftojmë çdo forcë politike të reflektojë për t’iu afruar interesit madhor publik për normalitet demokratik dhe zgjedhje vërtetë të lira e të ndershme më 23 qershor”, ka shtuar FRD.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›