E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu AK e vetme ne zgjedhje

Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se ky formacion politik do të garojë i vetëm në zgjedhjet e 23 qershorit.

Në një takim me simpatizantët pasditen e së mërkurës, Spahiu ka bërë të ditur se ka refuzuar koalicionin me PS për të mos tradhtuar kauzën e AK, bashkimin kombëtar. “Prioriteti i Aleancës Kuqezi është bashkimi kombëtar. Ne e mbështesim çdo koalicion anti-Berishë, por për shkak të pranisë greke, ne nuk mund të tradhtojmë kauzën tonë kombëtare”, ka deklaruar Spahiu. Ai ka theksuar se rrëzimi i kryeministrit Berisha nga pushteti është i domosdoshëm, Nëse AK do tradhtonte kauzën e vetë, ajo do të zhgënjente qytetarët. Aleanca Kuqezi do garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme, duke bërë koalicion vetëm me popullin shqiptar

Kreshnik Spahiu
Kryetar i Aleancës Kuqezi por ka nënvizuar se një gjë e tillë nuk mund të bëhet duke shkelur parimet e kuqezinjve. “Ne duhet të maksimalizojmë votat për rrëzimin e Berishës nga pushteti. Por nëse AK do tradhtonte kauzën e vetë duke lënë që votat e saj të numëroheshin nga të tjerët, ajo do të zhgënjente qytetarët. Aleanca Kuqezi do garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme, duke bërë koalicion vetëm me popullin shqiptar”, ka thënë Spahiu. Kreu i AK ka thënë gjithashtu se vendi ka më shumë se kurrë nevojë për një rotacion politik dhe ka theksuar se grupimi i tij do të luftojë për ta arritur këtë. “Shqipëria nuk meriton vetëm largimin e atij njeriu, por edhe të asaj partie politike. Ne do ta largojmë PD duke bërë fushatë tek çdo qytetar dhe çdo fermer, që të mos japin asnjë votë për qeverisjen e sotme”, ka thënë Spahiu, i cili nuk i ka kursyer kritikat edhe ndaj PS. “Sot kemi një parlament të ndarë në gjysmë nga dy parti që kanë zhgënjyer qytetarët. Jam këtu në emër të kuqezinjve për të thënë se nuk e tradhtoj kauzën tonë për hir të një karrikeje pushteti”, ka shtuar Spahiu.   Aleanca Kuqezi bëhet kështu grupimi i dytë politik që do të garojë i vetëm në zgjedhjet e 23 qershorit, pas FRD-së, kryetari i të cilës, Bamir Topi, njoftoi një ditë më parë pjesëmarrjen duke bërë koalicion vetëm me qytetarin. Zgjedhjet 2013
FRD: Sa më shpejt zgjidhja për KQZ
Arvizu: KQZ, jo një farsë!
PS: Berisha, reflekto për KQZ-në

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›