FRD dorëzon në gjykatë kërkesën për regjistrim
Tiranë- Përfaqësuesit e Frymës së Re Demokratike kanë dorëzuar sot dokumentet në gjykatë për regjistrimin e partisë së tyre.
Dy përfaqësues së bashku me avokatët kanë depozituar dokumentacionin e regjistrimit të FRD- së, si person juridik. Ajo çka i është dorëzuar gjykatësit Ilir Çeliku kanë qenë firmat e 11 mijë personave, si dhe kërkesa e program i saj. Kërkesa është depozituar në emër të deputetit demokrat Gazment Oketa, dhe në datën 14 qershor do të jepet vendimi i gjykatës mbi kërkesën.
FRD ka pak kohë që ka lindur, sipas përfaqësuesve të saj ajo është një lëvizje brenda Partisë Demokratike dhe pritet që në kryet të saj të jetë presidenti Topi, sapo të mbarojë mandatin.