Rikthehen kooperativat në Shkodër
Shkodër- Metoda e tokës së përbashkët, apo kooperativat janë rikthyer sërish në qytetin e Shkodrës.
Rreth 72 fermerë ta fshatrave Oblikës, Vukatanës, Kosmaçit dhe Dobrës kanë krijuar një konfederatë ku veprojnë të gjithë bashkarisht. Mbjellja, punimi i tokës, plehrimi, vjelja, gjetja e tregut, po bëhen të gjitha në mënyrë të përbashkët, dhe sipas tyre është një metodë e sukseshme.
Ata shprehen se kanë menduar bashkëpunimin me njeri- tjetrin për të përballuar shpenzimet, pasi shteti nuk i suvensionon për të rritur pordhimin.
Deri tani metoda e zbatuar prej tyre ka qenë e sukseshme pasi fitimet janë rritur ndjeshëm, dhe sëbashku përdorin metoda më efikase.