Qeveria jep 25 milionë lekë për Himarën
Këshilli i Ministrave ka miratuar dje vendimin për të akorduar një shumë prej 25 milionë lekësh për tragjedinë e Himarës. Në vendim thuhet se familjet e viktimave do të marrin nga një milion lekë, ndërsa të mbijetuarit nga 300 mijë lekë. Fondi i dhënë sipas pikës 1 të këtij vendimi të jetë i ndarë si më poshtë vijon: a) familjeve të viktimave tu jepet shuma 1 000 000 lekë për çdo viktimë. Për shpenzimet e varrimit, të ceremonisë mortore dhe shpenzime të tjera, gjithsej të jepet shuma 4 618 000 lekë; c) çdo të mbijetuari ti jepet shuma 300 000 (treqind mijë) lekë, për rehabilitimin shëndetësor. Fondi i dhënë sipas pikës 1 të këtij vendimi të transferohet pranë prefektëve të qarqeve, të cilët, në bazë të procedurave ligjore dhe të dokumenteve, tu shpërndajnë përfaqësuesve të familjeve të viktimave dhe të mbijetuarve shumat e përcaktuara në pikën 2 të vendimit, thuhet në vendimin e qeverisë.
Shqipëria, 50 mijë euro për Italinë
Qeveria shqiptare ka vendosur të japë një shumë prej 50 mijë eurosh për autoritetet italiane për tu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmetet e ditëve të fundit. Ministrisë së Financave ti shtohet kundërvlefta e fondit prej 50 000 eurosh, për tiu dhënë si ndihmë financiare qeverisë e Republikës së Italisë, për lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti në veri të Italisë. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, thuhet në vendimin e miratuar dje nga qeveria. Tërmeti i pak ditëve më parë në qendër të Italisë shënoi 17 viktima dhe dhjetëra të plagosur, ndërkohë që lëkundje janë shënuar ditën e fundit në rajonin e Ravenës, por nuk ka pasur dëmtime në njerëz.