E Diel, 1 Nëntor 2026

FRD nis përgatitjet për fushatën elektorale

“Mbledhja analizoi situatën politike në vend dhe vlerësoi klimën e gjerë të mbështetjes publike e qytetare për FRD, si një forcë politike përfaqësuese dhe mbrojtëse e vlerave demokratike të cenuara ndjeshëm nga sistemi aktual qeverisës dhe modeli i partive të vjetra shqiptare”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Më tej thuhet se FRD vjen në skenën politike si një parti e përfaqësimit qytetar, për rritjen e rolit të qytetarëve në vendimmarrjen politike, për dhënien fund të sistemit dypartiak minues të vlerave demokratike, etj. Mbledhja përcolli vlerësimin e gjerë se FRD duhet të hyjë në një fazë të re të punës dhe kontaktit intensiv me qytetarët, përmes një skeme organizimi aktive dhe përfaqësuese, dhe vendosi që brenda një kohe të shkurtër të përfundojë procesi i ngritjes së plotë të strukturave drejtuese në të gjithë vendin. /Start/

                                                                                             2012-09-11 17:51
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›