E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Gjithçka për një infrastrukturë moderne të shkollave

Kryeministri Berisha ka garantuar sot se qeveria do të bëjë gjithçka për një infrastrukturë moderne të shkollave. Ndërsa ka marrë pjesë në inagurimin e një shkollë 9-vjeçare në Qesarakë, kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria do të mund të vendoset ndër vendet më të zhvilluar vetëm si një shqipëri e shkollimit dhe ideve duke shtuar se për këtë përcaktues është sistemi arsimor dhe cilësia e tij.

“Është një rast për mua të garatonj kryetarin e komunës se qeveria do të bëjë gjithçka për ndërtimin në këtë komunë me popullatë të madhe dhe të re të një sistemi shkollor dhe kopshtesh ndër më modernet. Ndërtimi i kësaj shkolle do të vijojë me ndertimin e shkollës së mesme dhe ndërtimin e shkollave të tjera në zona të tjera të komunës. Për ne si qeveri, shkollimi juaj është përparësia më e madhe është çështja më serioze. Ndaj dhe jemi të vendosur që ju të shkolloheni sa më mirë dhe në standartet e bashkëmoshatarëve tuaj në vendet e zhvilluara të Europës” iu drejtua kryeministri nxënësve.

Ndërsa e cilësoi sërish arsimin si një nga prioritetet kryesore të qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se mbetet ende shumë punë për tu bërë në konsolidimin e sistemit arsimor.
 

"Arsimi mbetet çështja më kryesore. Ne jemi të vendosur se në konsolidimin e këtij sistemi mbetet shumë punë për tu bërë, por ndihemi krenar se në një hark kohor prej 7 vjetësh ne kemi arritur nivelin e vendeve të zhvilluara përsa i përket numrit të nxënësve të cilët vazhdojnë shkollën e lartë” tha Berisha
 

Ndërkohë shkolla 9-vjeçare në Qesarakë është një investim pre 70 milionë lekësh e qeverisë ndërsa ka një kapacitet prej 580 nxënësish me klasa të arsimit parashkollor dhe me kushte moderne.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›