Tekstet shkollore tani blihen në librari

Procesi i shpërndarjes së librave nëpër shkolla është mbyllur që ditën e hënë me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor. Këshilltari i ministrit të Arsimit, Jovan Kristiqi, tha se sipas udhëzimit të ministrit, duke nisur nga kjo javë shtëpitë botuese duhet të pajisin shkollat me tekste vetëm në bazë të porosive të drejtuesve të tyre.
Ai tha se si pasojë dhe e fluksit të nxënësve të ardhur nga emigrimi, ka pasur parregullsi në lidhje me porositë e shkollave, por duke nisur nga dita e hënë, të gjithë titujt e librave shkollorë do të tregtohen në libraritë pranë shkollave. Kristiqi tha se gjatë procesit të shpërndarjes së librave, që zgjati dy javë, pati dhe mungesa të disa teksteve siç ishte anglishtja e italishtja, të cilat munguan gjatë javës së parë të procesit, por në javën e dytë shtëpitë botuese i sollën pranë shkollave.
Ai tha se ata të rinj që nuk kanë tërhequr tekstin e anglishtes dhe italishtes mund t'i gjejnë librat në librari. Sipas këshilltarit të ministrit, gjatë procesit të shpërndarjes disa shtëpi botuese nuk respektuan afatin për disa tekste, siç është edukata shoqërore, për të cilën shkollat kanë hartuar dhe procesverbal e sipas udhëzimit, ata kanë të drejtë të porosisin librin e dytë alternative, që është në listën e teksteve alternative të ofruara për shkollat. Sipas Kristiqit, nëse do të konstatohet se shtëpitë botuese nuk kanë respektuar afatet, do të merren masa për heqjen e tyre nga procesi i shitjes së librave vitin e ardhshëm. /Start/
2012-09-11 17:06