FRESSH-i proteston sot për largimin e Bashës

Forumi Rinor Eurosocialist shqiptar ka lajmëruar sot nisjen e një proteste para ministrisë së Brendshme për të kërkuar largimin e ministrit Lulëzim Basha.
Protesta sipas burimeve nga FRESSH do të nisë në orën 12 të mesditës dhe do të zgjasë deri në orën 24 të mesnatës.
Të rinjtë e forumit eurosocialist do të kërkojnë largimin e ministrit Basha duke e konsideruar atë një nga përgjegjësit kryesorë për vrasjen e 4 demonstruesve gjatë demonstratës së 21 janarit.
Protesta e FRESSH u lajmërua një ditë pas mbledhjes së qeverisë, ku kryeministri Berisha konfirmoi faktin se ministri i Brendshëm Lulëzim Basha do të jetë kandidati i mazhorancës për Bashkinë e kryeqytetit, e cila drejtohet prej tre mandatesh nga kryesocialisti Edi Rama.