E Shtunë, 31 Tetor 2026

“The Economist”: Endrra për në BE, me vështirësi


Gazeta prestigjoze britanike “The Economist”, boton një shkrim për situatën dhe per sherret shqiptare. Ajo përcjell një analizë të detajuar për krizën politike, për ngjarjet e 21 janarit dhe rolin e ndërkombëtarëve, lidhur me këtë krizë.

“Endrra që Shqipëria ka për të hyrë në Bashkimin Europian është një telash i madh. Ky është vlerësimi i të dërguarit për Ballkanin, Miroslav Lajcak”.
 

Kjo është ajo çfarë shkruan “The Economist”, në një shkrim për Shqipërinë.
 

Shkrimi jep një pozicion të Lajcak si një ndërmjetës mes kryeministrit Sali Berisha dhe kreut te PS-se Edi Rama. Sipas Lajcak, shkruan “The Economist” të dy liderat do të mbajnë përgjegjësi për rrëmujën” pavarësisht se cfarë thonë ata”.

Një politikë jo normale e quan gazeta, situatën politike në Shqipëri. Por Lajcak, ka deklaruar, thuhet në shkrim, se miqtë e huaj të Shqipërisë po humbin durimin me vendin tonë.
 

Nuk mund të mos përmend në shkrim, ku flitet edhe për politikën shqiptare, është video e fundit e ish minitrit të Ekonomisë Dritan Prifti, ku akuzonte Ilir Metën për korrupsion. Me poshtë citohet protesta e opozitës.
 

Por më tej, “The Economist” thekson se "Askush nuk mund ta priste që Garda e Republikës, e zyrës së kryeministrit do të hapte zjarr duke vrarë 4 persona në turmë. Ajo përmend akuzat e Berishës për çadra pistoletë për të vrarë protestuesit, dhe quajti Prokuroren e Përgjithshme "Lavire Bulevardi", duke qënë se ishte bashkëpunëtore në puçin e opozitës, thuhet në gazetë.
 

Me tej, përmend Ministrin Genc Pollo për akuzat për sulm ndaj Kryeministrisë, dhe kundërpërgjigjet e Ramës për zgjedhje të vjedhura.
Berisha beson se ka mbështjetjen e Amerikës dhe kjo e bën atë që ti rezistojë dialogut me Ramën, shkruan gazeta.

Por më pas citohet sërish i dërguari i Europës Lajcak i cili dërgon apelin se të dy liderat duhet të hyjnë në një marrëveshje, për të mos lënë që të dëmtohen zgjedhjet e majit. Përndryshe akuza do të përsëritet, destabiliteti do të vazhdojë, dhe shpresat e Shqipërisë për t`u bashkuar me BE do të jetë në fuqi.
 

Megjithatë shkrimi thotë se situata është më e mirë në Kosovë. Por megjithatë shkrimi përmend të gjitha problemet e të cilat ky vend po haset, dhe këto nuk e ndihmojnë aspak Kosovën drejt rrugës së bashkimit Europian, përfundon shkrimi.
 

“Një politikë jo normale e quan gazeta, situatën politike në Shqipëri”.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›