E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari kreret e policise dy ore ne Prokurori per dhunen

/ /

Nen drejtimin e kreut te policise se Tiranes Sajmir Mucaj e gjithe trupa e policise qe eshte angazhuar ne hetimin e ngjarjes se 21 janarit mesohet se ka zhvilluar nje takim me prokurorin e rrethit Tirane Sokol Malaj.  Qellimi i takimit ka qene shkembimi i informacioneve dhe bashkerendimi i punes me qellim zbardhjen e ngjarjes dhe hetimin e metejshem te saj. Pjesemarres vec drejtuesve te Prokurorise dhe policise kane qene edhe perfaqesuesit e gjithe strukturave te Policise se Shtetit qe jane angazhuar ne kryerjen e veprimeve hetimore per zbardhjen e ngjarjes se 21 janarit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Tiranes thane mbreme per gazeten Panorama se takimi i zhvilluar dje ne Prokurori ka qene ne vazhden e kontakteve te perditshme Polici-Prokurori. shte diskutuar edhe per hetimet e ngjarjes se 21 janarit konkretisht per disa detyra te lena nga Prokuroria per plotesim nga strukturat e policise kane thene burimet nga Drejtoria e Policise se Tiranes.
Prokuroria
Burimet nga Prokuroria thane dje se zyrtaret e policise gjate takimit u perqendruan ne kallezimin e bere prej tyre me 23 janar ndaj Skender Gjinushit Spartak Ngjeles dhe perfaqesuesve te tjere te opozites qe jane akuzuar se kane bere thirrje publike per dhune dhe permbysje te rendit kushtetues. Sipas Prokurorise kallezimi ne fjale i Policise se Shtetit i bere ne daten 23 janar eshte marre ne shqyrtim per disa dite brenda afatit procedural dhe me pas eshte deleguar ne polici per plotesim me prova. Burime nga organi i akuzes kane thene se materialet dhe provat qe ndodheshin ne padine penale te policise ishin te pamjaftueshme per regjistrimin e procedimit penal. Per kete shkak dosja eshte pezulluar dhe i eshte deleguar policise. Sherbimeve te policise u jane lene detyra konkrete per plotesimin e dosjes me prova Policia Gjyqesore ka kompetencen dhe mundesine ligjore te kryeje veprimet e nevojshme kane thene burimet nga organi i akuzes. Sipas tyre nder detyrat qe i jane lene policise ben pjese edhe verifikimi nese persona te caktuar kane kryer nxitje apo kane bere thirrje per akte dhune. Mesohet se edhe ne takimin e djeshem Prokuroria i ka bere te ditur policise se eshte ne pritje te provave qe do te referohen nga strukturat e hetimit ne polici per te vazhduar me tej veprimet procedurale.    
Hetimet
Prokuroria e Tiranes mesohet se i ka kerkuar dje policise te zbatoje te gjitha urdhrat e delegimit per demtimin dhe shkaterrimin e prones nga demonstruesit e 21 janarit. Ne lidhje me hetimin e vrasjes se kater personave dhe plagosjes se atyre shtetasve qe jane prekur nga predhat e armeve te zjarrit Prokuroria eshte shprehur se Policia e Shtetit nuk mund te hetoje. Kjo per shkak se Policia e Shtetit ashtu sikurse Garda e Republikes kane varesi te njejte ne Ministrine e Brendshme.

TRAZHGIM SOKOLAJ

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›