FSHF, 860 mijë lekë gjobaGramozi u ndëshkua me 300 mijë lekë. Bylis i Kategorisë së Parë u ndëshkua me 200 mijë lekë

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Gramozi u ndëshkua me 300 mijë lekë gjobë nga Komisioni i Disiplines prane FSHF-se pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen e humbur kundër Laçit (1-2, java 13, Kategoria Superiore).
BYLIS
Edhe Bylis i Kategorisë së Parë u ndëshkua me 200 mijë lekë për shkak të sendeve të hedhura në ndeshjen kundër Kamzës (1-0, java 13).
BANA
Zyrtari i Kamzës, Albert Bana, u gjobit me 50 mijë lekë për shkak të ofendimit të arbitrit në ndeshjen Bylis-Kamza dhe u pezullua dy ndeshje.
BEGAJ
Lojtari i Flamurtarit, Halim Begaj, u gjobit me 50 mijë lekë për shkak të goditjes së asistentit në ndeshjen e humbur të Flamurtarit kundër Dinamos (1-0, java 13, Kategoria Superiore).
DOCI
Lojtari i Vllaznisë, Edmond Doçi, për shtyrje të arbitrit në ndeshjen Apolonia-Vllaznia (1-1, java 13, Kategoria Superiore), u gjobit me 30 mijë lekë.
ALCANI
Lojari i Lushnjës, Alert Alcani, për gjeste fyese ndaj publikut u gjobit me 30 mijë lekë.
XHIBRO
Lojtari i Butrintit, Ani Xhibro, për shkak të goditjes së arbitrit ndëshkua me një gjobë prej 200 mijë lekësh.
Numri i klikimeve - 194
E Merkure, 09 Dhjetor 2009