E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinjo i nxehur me gazetarët: Mjaft! Me Rubinin fitojmë

“Komplimente Rubinit për fitoren në kampionatin rus. Është një turne me nivel, por ne nuk kemi frikë. Jemi më të mirë se ata dhe do fitojmë”. Kjo ishte një nga përgjigjet që portugezi dha për gazetarët (jo pa arrogancë) në konferencën e sotme para sfidës me Rubin Kazanin.

Përgjigja e vetme teknike që dha “I veçanti” ishte pohimi për Uesli Shnajder, që nesër do të jetë në fushë që nga minuta e parë. Sepse pyetjeve të tjera që iu bënë në lidhje me formacionin, ai iu përgjigj në mënyrë ironike.

“Gazetarët janë gjithmonë shumë të zotë për të zbuluar formacionin para ndeshjes, por kësaj here nuk i kam treguar askujt, as ndihmësve të mi. Prandaj, të shohim sa të zotë do të jeni nesër, të shohim se çfarë do të shkruani”, tha trajneri zikaltër.

Nuk ka pasur më tepër fat kush e ka pyetur nëse skuadra e ndien presionin e kësaj ndeshjeje delikate. Përgjigja: “Jo”. Madje për Mourinjon nuk mund të bëhen as krahasime me humbjen ndaj Barcelonës: “Kemi luajtur para 15-20 ditësh, nuk më kujtohet më”.

Në fund, një përgjigje edhe për Sandro Macolën, ish futbollistin e Interit, i cili pati deklaruar se nëse zikaltrit nuk kualifikohen, Hoze Mourinjo duhet të largohet: “Po Macola, çfarë pune bën te Interi? Çfarë pozicioni ka në klub?”

Po kaq argëtuese ishin edhe dy skenat e fundit të “Mourinjo show”: ai e mbylli konferencën me një “ishte argëtuese” dhe nuk pranoi të flasë për televizionet, madje as me RAI-n, që ka të drejtat e Ligës së Kampionëve, duke lënë një lojtar të flasë në vendin e tij.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›