Gramozi e Bylis, ndeshje pa shikuesGramozi do të luajë 3 ndeshjes pa tifozë. Bylis i Kategorisë së Parë u ndëshkua me 2 ndeshje pa shikues

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Gramozi do të luajë 3 ndeshjes pa tifozë pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen e humbur kundër Laçit (1-2, java 13, Kategoria Superiore).
BYLIS
Edhe Bylis i Kategorisë së Parë u ndëshkua me 2 ndeshje pa shikues për shkak të sendeve të hedhura në ndeshjen kundër Kamzës (1-0, java 13).
KËLCYRA
Edhe Këlcyra e Kategorisë së Dytë u ndëshkua me 2 ndeshje pa shikues për shkak të goditjes së asistentit në ndeshjen e kundër Tomorit (0-1, java 11, Kategoria e Dytë).
BEGAJ
Lojtari i Flamurtarit, Halim Begaj, u pezullua tre ndeshje për shkak të goditjes së asistentit në ndeshjen e humbur të Flamurtarit kundër Dinamos (1-0, java 13, Kategoria Superiore).
XHIBRO
Lojtari i Butrintit, Ani Xhibro, për shkak të goditjes së arbitrit u pezullua një vit dhe u ndëshkua me një gjobë prej 200 mijë lekësh.
Numri i klikimeve - 193
E Merkure, 09 Dhjetor 2009