FSHF: Asnjë tolerim për dhunën në futboll

Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një deklarate për shtyp, dënoi sot incidentet e dhunshme në ndeshjen e Kategorisë së Parë, Sopoti-Elbasani, të zhvilluar dje në Librazhd. Ndeshja e prapambetur e javës së 2-të mes Sopotit dhe Elbasanit, degjeneroi në incidente të dhunshme, të cilat u bënë shkak edhe për ndërprerjen përfundimtare të takimit dhjetë minuta më herët teksa rezultati ishte 2-1 për vendasit e Sopotit.
Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet deklaratës për shtyp, i dënoi këto akte, të cilat, sipas saj, "nuk kanë asgjë të përbashkët me lojën e futbollit dhe imazhin e saj".
Sipas FSHF-së, "është ushtruar presion dhe dhunë fizike ndaj gjyqtarit kryesor, janë hedhur sende në fushë dhe janë shkelur norma të tjera të zhvillimit të një ndeshjeje futbolli".
"Çdo shfaqje dhune, intolerance dhe mungese respekti ndaj kundërshtarëve, gjyqtarëve, tifozerive apo institucionit të futbollit, nuk do të tolerohet. Përkundrazi, akte të tilla të dënueshme do të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes të veprimtarisë së saj", thuhet në deklartën e FSHF-së.
Në fund FSHF i kërkon komisioneve të saj të jenë të ashpra në vendimet ndaj shkelësve të rregullores së lojës dhe të imazhit të futbollit. Ajo i bën thirrje të gjithë faktorëve, në mënyrë të veçantë klubeve të futbollit dhe organizatorëve të ndeshjeve, që të marrin të gjitha masat për zbatimin e rregulloreve dhe për ruajtjen e imazhit të lojës.