"Enciklopedia", nis shpërndarja me DVD e disqe

"Enciklopedia Maqedonase" që shprehet kundër shqiptarëve po shpërndahet dhe po shitet me anë të DVD dhe CD në mbarë Maqedoninë. Agjencia e lajmeve Ina bën të ditur se për momentin ajo është bërë materiali më i kërkuar dhe më i preferuar tek qarqet intelektuale, studentët dhe nxënësit maqedonas, të cilët janë kureshtar dhe duan të kenë këtë material që mes të tjerash përmban shumë pohime fyese për shqiptarët.
Mësohet se një kopje e materialit në DVD, shitet në Maqedoni për vetëm 50 dinarë ku lexohet plotësisht teksti i "Enciklopedia Maqedonase". Lidhur me këtë, sekretariati për informim dhe teknik i Akademisë ka theksuar se ka informacione për këtë, por theksojnë se për këtë vepër kriminale piraterie kanë lajmëruar organet përkatëse të MPB-së.
Një nga shitësit e disqeve pirate në sheshin "Maqedonia" thekson se ka arritur që ta marrë nga disa miq të tij kopjen e DVD-së, që më pas e ka shumëfishuar.
"Po shkon mirë dhe shumë e kërkojnë. Ka edhe nga të huajt që e blejnë pasi që e shohin që është e shkruar se ka përmbajtjen e enciklopedisë. E kërkojnë të gjithë dhe jemi të habitur se si për herë të parë këso disqe kërkohen, edhe më shumë se filmat e rinj që kanë hyrë në treg" thekson shitësi.
Pavarësisht zërave për tërheqjen e botimit të kësaj vepre, deri tani janë shpërndarë me qindra mijëra kopje përmes disqeve.
Encklopedia maqedonse hapi një debat të madh në radhët e akademikëve shqiptarë sepse ajo fyente shqiptarët duke i cilësuar ata si njerëz të zbritur nga mali.