E Diel, 1 Nëntor 2026

FSHF-ja dënon dhunën në LibrazhdFederata Shqiptare e Futbollit dënoi me tone të forta shfaqjet e dhunës në ndeshjen e prapambetur të Kategorisë së Parë, Sopoti – Elbasani

Rrjetet sociale:

Federata Shqiptare e Futbollit dënoi me tone të forta shfaqjet e dhunës në ndeshjen e prapambetur të Kategorisë së Parë, Sopoti – Elbasani, duke iu bërë thirrje gjithë aktorëve të futbollit shqiptar të jenë të kujdesshëm me shkeljen e normave të zhvillimit normal të ndeshje futbolli, pasi dëmton rëndë imazhin e sportit. 

DEKLARATA
Lidhur me ngjarjet e dhunes ne ndeshjen Sopoti-Elbasani

Deklaratë për shtyp:

Federata Shqiptare e Futbollit, tejet e shqetësuar për shfaqjet e dhunës të shfaqura në ndeshjen e prapambetur të kategorisë së parë Sopoti – Elbasani, kërkon të tërheqë vëmendjen e klubeve, futbollistëve trajnerëve, gjithë opinionit futbolldashës në Shqipëri, për këtë ngjarje të rëndë.

Të mërkurën në takimin e prapambetur të zhvilluar në Librazhd ndërmjet Sopotit dhe Elbasanit, është ushtruar presion dhe dhunë fizike ndaj gjyqtarit kryesor, janë hedhur sende në fushë dhe janë shkelur norma të tjera të zhvillimit të një ndeshjeje futbolli.

Federata Shqiptare e Futbollit, informon opinionin se i dënon këto akte, të cilat s’kanë asgjë të përbashkët me lojën e futbollit dhe imazhin e saj. Ajo konfirmon se çdo shfaqje dhune, intolerance dhe mungese respekti, ndaj kundërshtarëve, gjyqtarëve, tifozerive apo institucionit të futbollit, nuk do të tolerohet. Përkundrazi, akte të tilla të dënueshme do të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes të veprimtarisë së saj.

 FSHF i kërkon komisioneve të saj, të jenë të ashpër në vendimet ndaj shkelësve të rregullores së lojës dhe të imazhit të futbollit. Ajo i bën thirrje të gjithë faktorëve, në mënyrë të veçantë klubeve të futbollit dhe organizatorëve të ndeshjeve, që të marrin të gjitha masat për zbatimin e rregulloreve dhe për ruajtjen e imazhit të lojës.

Publikuar në faqen zyrtare, fshf.org

Numri i klikimeve - 34
  E Enjte, 08 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›