Sisoko rikthehet titullar ndaj Fiorentinës
Në fakt, rikthimi i tij pas frakturës në këmbë duhej të bëhej në mënyrë graduale, duke u aktivizuar pak minuta kundër Fiorentnës dhe më pas të luante si titullar.
Por problemet e Markizios, Tiagos dhe Salihamixhiçit kufizojnë mundësitë e zgjedhjes për Ferrarën, i cili mund të mbështetet vetëm te Felipe Melo, i mbetur në Torino së bashku me dy brazilianët e tjerë, Diego dhe Amaurin si dhe tek Poulsen, i cili duhet të luajë dy ndeshje me Kombëtaren e tij.
Për Juven, që nuk fiton që prej katër ndeshjesh zyrtare dhe nuk shënon në dy prej tyre, ndeshja me Fiorentinën është tepër e rëndësishme dhe t’i besojë mesfushën Poulsenit dhe Felipe Melos, që në Palermo (dhe jo vetëm) zhgënjyen plotësisht, për trajnerin italian mund të jetë një problem i madh.
Për momentin, nëse lojtarët që janë grumbulluar me skuadrat kombëtare rikthehen në gjendje të mirë, mesfusha anti-Fiorentina do të përbëhet nga Kamoranezi, Felipe Melo dhe Poulsen, me Diegon (që ka zhgënjyer) prapa dy sulmuesve.
Një alternativë tjetër do të ishte ndryshimi i skemës në 4-4-2 dhe përsëri dyshja e qedrës së mesfushës do të ishte danezi dhe braziliani. Prandaj Sisoko, që ndaj Fiorentinës ka shënuar njërin prej tre golave me Juventusin, ndoshta do të jetë i detyruar të luajë që nga minuta e parë, për të siguruar ekuilibra për një Juventus të cilit nuk i lejohen më hapa të gabuar.