FSHF-ja ndeshkon fajtoret e Lacit

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së është u mblodh sot për të diskutuar çështjen “Jemini”. Ngjarja që ngeli një njollë e zezë e futbollit shqiptarë, tashmë ka marrë përgjigje nga organet kompetente pranë FSHF-së. Pas shumë diskutimesh, të cilat zgjatën rreth 5 orë, ky komision ka vendosur të dënojë dhunën e shfaqur në stadiumin e qytetit të Laçit, gjatë ndeshjes Laçi – Kastrioti.
Si përfundim është vendosur që ndeshjet e mbetura të sezonin futbollistik 2011-2012 do të zhvillohen të gjitha në fushë asnjëanëse dhe pa spektatorë. Skuadrës së Laçit t’i hiqen 6 pikë nga renditja aktuale. Zyrtarët e KF “ Laçi “, Pashk Laska, Ardian Laska dhe Kastriot Rama, për dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohen secili me 24 muaj pezullim nga aktivitetet futbollistike dhe 500.000 lekë gjobë.
Lojtari laçian Florian Laska për dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 12 muaj pezullim nga aktivitetet futbollistike dhe 500.000 lekë gjobë. Gjithashtu ky komision ka marrë edhe vendime të tjera lidhur me skuadrat e kategorive inferiore.
Skuadra e Laçit do ta ketë tepër të vështirë për të vazhduar luftën e saj në kampionat, pasi – 6 pikët dhe padyshim ndeshjet në fushën asnjëanëse, për më tepër pa tifozë, do të jenë padyshim faktorë që do të ndikojnë në ecurin e skuadrës. Por gjithsesi këto aspekte janë në planin sekondar, kryesorja në këtë moment është realiteti, ku Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, në një mënyrë apo tjetrën, ia ka kthyer “grushtet” laçianëve.