E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshja e zemres per shtepine e femijes Zyber Hallulli

Ditën e premte në orën 14.00 në stadiumin “Qemal Stafa” do të zhvillohet një ndeshje bamirësie mes skuadrës së gazetarëve dhe skudrës së Tifozave Kuq e Zi. Aktiviteti është organizuar nga qendra mediatike Kurajo dhe ka si qëllim mbledhjen e fondeve për Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” e cila është nën rikonstruktim dhe ka nevojë të menjëhershme për këtë mbështetje.

Një grup gazetarësh dhe përfaqësues të TKZ-së ishin në godinën “Zyber Hallulli” ku bënë apel për të gjithë qytetarët dhe organizatat e ndryshme që ti bashkohen kësaj nisme mjaft domethënëse bamirësie.

Ndeshja e cila zhvillohet ditën e premte në Stadiumin “Qemal Stafa” dhe hyrja për cdo person që do të dëshironte të kontribuonte në këtë nismë është vetëm 200 lekë të reja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›