Shkelqim Muca prezantohet te Fflamurtari
Shkëlqim Muça nis menjëherë punën te Flamurtari. Pas akordit të arritur në mbrëmjen e së martës, trajneri është prezantuar përpara skuadrës dhe mediave, ndërsa është shfaqur i përmbajtur, duke mos përcaktuar objektiva konkretë
Imazhi i sezonit të kaluar, kur Shkëlqim Muça kontestohej dhe ofendohej nga tifozët e Flamurtarit është harruar. Tashmë, tekniku 52-vjeçar është shprehur i kënaqur për emërimin në stolin e skuadrës vlonjate dhe besimin e dhënë nga drejtuesit e klubit, pas largimit të Edmond Lutajt. Gjatë mesditës, Muça u prezantua me skuadrën, ndërsa ka nisur menjëherë punën për ndeshjen e radhës në kampionat me Shkumbinin.
Sipas tij, synimi është që ndeshjet të merren një nga një dhe gjithmonë të jepet maksimumi.
Trajneri ka bërë të ditur edhe stafin teknik, ku si ndihmës do të ketë ish-lojtarin vlonjat, Johan Driza, me të cilin ka fituar titullin kampion te Tirana në vitin 2000, ndërsa në rolin e përgatitësit atletik do të jetë Stefano Neri, vëllai i të cilit Masimo Neri është një bashkëpunëtor i afërt me trajnerin e mirënjohur Italian Fabio Kapelo, fillimisht te Juventusi dhe tashmë në përfaqësuesen angleze. Ai ka punuar me Muçën edhe më parë te Dinamo dhe Skënderbeu.