E Diel, 1 Nëntor 2026

FSHF mbron gjyqtarët nga akuzat e klubeve

 

 TIRANË- Shefi i sektorit të garave në FSHF, Ilir Shulku, ka reaguar ndaj akuzave të klubeve lidhur me besueshmërinë dhe aftësinë e gjyqtarëve të Superligës.
"Akuzat ndaj gjyqtarëve nga ana e klubeve të Superligës janë të ekzagjeruara", u shpreh të mërkurën shefi i sektorit të garave. Sipas tij rregullorja është zbatuar njëlloj për të gjitha klubet dhe FSHF po mundohet të ruaj ekuilibrat në kampionat.
Deklaratat e Shulkut vijnë pas një sërë akuzash që kanë drejtuar klubet e Superligës në drejtim të arbitrave
Rasti më i fundit i kontestimit të arbitrave, ishte ai i klubit Flamurtari ndaj gjyqtarit Ervin Peza në takimin Teuta – Flamurtari, ku vlonjatët humbën falë një goli në minutat e fundit. Zv/trajneri i Flamurtarit Ardi Behari, pas ndeshjes, tha për gazetarët se ekipi i drejtuar prej tij humbi për shkak të arbitrit Peza.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›