E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona do drejtojë Kombëtaren e Argjentinës

 

Legjenda e futbollit Diego Maradona pritet të konfirmohet si trainer i kombëtares së Argjentinës. Maradona zhvilloi dje bisedime me kreun e Federatës së Futbollit të Argjentinës. Raportet nga Buenos Airesi thonë se ai pritet të konfirmohet në krye të kombëtares të enjten, në ditëlindjen e tij të 48-të.
Maradona i priu Argjentinës në finalet e Botërorit në vitet 1986 dhe 1990.
Më pas, ai u ballafaqua me probleme të abuzimit me drogë, ndërsa në dekadën e kaluar pati disa probleme shëndetësore, përfshirë sëmundjen e zemrës, shtypjen e lartë të gjakut dhe mbipeshën.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›