FSHF nderon mjeshtrin Mehdi BushatiPresidenti i FSHF-së, Armand Duka, ai i cili i dorëzoi ish-kreut të Komitetit Shtetëror të Sportit dhe pllaktaën e mirënjohjes gjatë një ceremonie të shoqëruar me një drekq miqsh në hotel “Tirana International

Federata Shqiptare e Futbollit nderoi ish-futbollistin e Dinamos e Kombëtares, Mehdi Bushati, me rastin e 70-vjetorit të lindjes së tij për kontributin e tij në sport dhe në futboll në veçanti.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ai i cili i dorëzoi ish-kreut të Komitetit Shtetëror të Sportit dhe pllaktaën e mirënjohjes gjatë një ceremonie të shoqëruar me një drekq miqsh në hotel “Tirana International”, ku morrën pjesë zyrtarë të lartë të federatës, ish-sportistë, bashkëkohës të Bushatit.
Edhe kreu aktual i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Hysen Domi vlerësoi kontributin e Mehdi Bushatit, i cili ka qenë prej dhjetë vite (1979-1989), Kryetar i Komitetit Olimpik të Shqipërisë.
Mehdi Bushati ka qenë kampion me Dinamon në sezonin 1960, 1966-1967, 1979-1980.
Të famshëm janë golat e tij në fitoren 2-3 në ndeshjet ndërkombëtare me Diamonn. Ato në transfertë të Dinamos sonë me Dinamon e Bukureshtit (11.03.1962) dhe dygolëshi i tij në barazimin 2-2 me Levskin e Sofjes në Bullgari (22.03.1962) për Kupën Ballkanike të Klubeve, edicionin 1961-1962.
Kundër bullgarëve të Levskit, Bushati ka shënuar edhe në barazimi 1-1 (14.07.1964), por për Kupën Ballkanike të Klubeve për edicionin 1963-1964.
Si lojtar i Kombëtares, sulmuesi shtatshkurtër Mehdi Bushati ka zhvilluar 6 ndeshje ndërkombëtare, por ka qenë në formacioent e para historike të kompeticionevë të mëdha.
Shkodrani Bushati ka luajtur kundër Bullgarisë (0-1, 02.06.1963) në kualifikueset e Lojërave Olimpike.
Mehdi Bushati ka qenë pjesë e formacionit shqitar në ndeshjen e parë ndërkombëtare të Kombëtares sonë për kualifikueset e Kampioantit Europian 1964, ajo kundër Danimarkës të humbur 4-0, më 29.06.1963, si dhe ishte në formacionin e hedhur nga legjenda Loro Boriçi në fitoren e parë të Shqipërisë në Europë, në atë 1-0 të bujshëm kundër danezëve falë golit të Panajot Panos (30.06.1963)
Bushati është gjithashtu ka mbetur në historinë ndërkombëare të futbollit shqiptar në eliminatoret e Kampionatit Botëror, atë kundër Holandës (të humbur 2-0), më 24.05.1964 në Roterdam, ashtu si dhe në atë të humbur në Tiranë, po 0-2 (25.10.1964).
Bushati ka qenë pjesë e një plejade të shquar lojtarësh si Panajot Pano, Skënder Halili, Fatmir Frashëri, Niko Xhaçka, Mexhit Haxhiu, Medin Zhega, Robert Jashari, etj.
Skeda e Mehdi Bushatit, marrë nga fshf.org
Mehdi Bushati
Vendlindja: Shqiperi
Kombësia: Shqiptare
Shtetësia: Shqiptare
Datëlindja: 20.02.1939
Gjuha nënës: Shqip
Gjuhët e folura: Frengjisht
Profesioni: Ekonomist, Jurist
Profesioni që kryen:
Detyra: Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF
Biografia:
Ka lindur në qytetin e Shkodrës, më 20.02.1939. Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e lindjes, Shkodër.
Nga viti 1958 – 1962, ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranes, Fakulteti Ekonomik.
Nga viti 1963 – 1968, ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Juridik.
Eshte i martuar, me 2 fëmijë.
Në vitin 1958 – 1967, ka luajtur futboll me ekipin e Dinamos, duke fituar me këtë skuadër disa tituj dhe kupa të ndryshme.
Gjatë kësaj periudhe ka luajtur edhe për skuadrën kombëtare të Shqipërisë në aktivitet ku ajo merrte pjesë.
Në vitet 1979 – 1989, ka qenë Kryetar i Komitetit Shtetëror të Sportit.
Në vitet 1979 -1989, ka qenë Kryetar i Komitetit Olimpik të Shqipërisë.
Nga viti 1989 – 1992, ka qenë shef i Klubit Sportiv Dinamo.
Nga viti 1998 – 2003, ka qenë Drejt i Përgjitshëm i Ndërmarjes së Impianteve Sportive Kombëtare.
Jeton në Tiranë.
E Enjte, 19 Shkurt 2009