E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laporta: Eto'o është një rebel

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, thotë se ai nuk shqetësohet për deklaratat e Samuel Eto'o rreth të ardhmes së e tij me klubin spanjoll. Eto'o ka dhënë disa intervista në lidhje me angazhimin e tij për Barca dhe dashurinë e tij për ish-klubin, Real Mallorca. "Eto'o është një person pa të meta dhe ka disa cilësi që rrallë kush i ka. Ai duhet të respektohet. Ai ka kontratë me klubin deri në vitin 2010 dhe natyrisht se ne duam qё ai të qëndrojë këtu si sulmues, si sulmuesi më i mirë për momentin", thotë Laporta. "Shumë varet nga ajo çka ai dëshiron, pasi ne duam vetëm lojtarët që angazhohen me dëshirë në klub dhe të cilët duan vërtetë të jenë këtu", ka shtuar presidenti i Barcelonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›