Java 21, ndeshjet, gjyqtarët, statistikat Për ndeshjen e “problematike” Bylis-Teuta, të vlefshëm për javën e 21-të të Kategorisë Superiore në short ishin dy gjyqtarët ndërkombëtarë Albano Janku e Sokol Jareci, por goglat përcaktuan Jarecin. Lo

Për ndeshjen e “problematike” Bylis-Teuta, të vlefshëm për javën e 21-të të Kategorisë Superiore në short ishin dy gjyqtarët ndërkombëtarë Albano Janku e Sokol Jareci, por goglat përcaktuan Jarecin. Lorenc Jemini u zgjodh jo nga shorti, por me konsensusin paraprak të dy klubeve. Ja dhe statistikat e gjyqtarëve sipas ndeshjeve.
VLLAZNIA-LUSHNJA
Remzi Sadiku (3 ndeshje këtë sezon) i kolegjiumit të Lezhës do të drejtojë ndeshjen Vllaznia-Lushnja. Gjatë këtij sezoni gjyqtari Sadiku e ka drejtuar Vllazninë në fitoren 1-0 kundër Flamurtarit. Asnjë precedent të mëparshëm me Lushnjën.
TIRANA-ELBASANI
Tanushi Latifi (8 ndeshje këtë sezon) është “bilbili” i kësaj sfide tërheqëse. Gjirokastriti për rastësi ka drejtuar edhe në fazën e parë Elbasani-Tirana (1-0). Elbasanin e ka drejtuar dhe një herë tjetër në takimin Bylis-Elbasani 1-1.
PARTIZANI-BESA
Mentor Sopjani(4 ndeshje këtë sezon) është “xhaketa e zezë” e ndeshjes Partizani-Besa të javës së 21-të Superligës. Gjyqtari i kolegjiumit të Durrësit ka gjykuar në këtë sezon Besa-Elbasani 1-0, ndërsa nuk e ka drejtuar asnjëherë Partizanin.
FLAMURTARI-DINAMO
Lorenc Jemini (11 ndeshje) u zgjodh jo nga shorti, por me konsensusin paraprak të dy klubeve. Jemini e ka drejtuar më parë 2-herë Flamurtarin kundër Partizanit (1-0) dhe Tiranës (2-0). Jemini i ka drejtuar 4-herë blutë: Besa-Dinamo (0-0), Shkumbini-Dinamo (0-0), Vllaznia-Dinamo (0-1), Dinamo-Tirana (2-4).
APOLONIA-SHKUMBINI
Kridens Meta (12 ndeshje) do të drejtojë një sfidë jo të lehtë si Apolonia-Shkumbini. “Xhaketa” tiranase ka drejtuar më parë Apoloninë 2-herë: Apolonia-Flamurtari (1-1) dhe Apolonia-Vllaznia (1-2). Edhe Shkumbinin e ka drejtuar 2-herë: Flamurtari-Shkumbini (0-0) dhe Besa-Shkumbini (2-0).
BYLIS-TEUTA
Sokol Jareci (11 ndeshje) është “gjykatësi” me stemë ndërkombëtare i takimit Bylis-Teuta, ku presidentët e dy klubeve e kanë akuzuar ashpër Sektorin e Garave për ndëshkime të qëllimshme nga gjyqtarët. Jareci (nuk gjykon nga 20.12.2008) ka gjykuar Bylisin në humbjen 4-1 me Shkumbinin, ndërsa Teutën në dy raste: Teuta-Apolonia (2-1) dhe Teuta-Besa (0-1).
Kategoria Superiore
Java 21
E shtunë, 21.02.2009, 14:30
Vllaznia-Lushnja
Gjyqtar: Remzi Sadiku (Elbasan)
Faza I: Lushnja-Vllaznia 1-4
Shënues: Çela/ Beqiri, Bashiç, Dhembi, Lici (p)
Tirana-Elbasani
Gjyqtar: Tanush Latifi (Gjirokastër)
Faza I: Elbasani-Tirana 1-0
Shënues: Abazaj
Partizani-Besa
Gjyqtar: Mentor Sopjani (Durrës)
Faza I: Besa-Partizani 0-0
E diel, 22.02.2009
Flamurtari-Dinamo (14:00)
Gjyqtar: Lorenc Jemini (Tiranë, me konsensus)
Faza I: Dinamo-Flamurtari 1-1
Shënues: Plaku / Brajkoviç
Apolonia-Shkumbini
Gjyqtar: Kridens Meta (Tiranë)
Faza I: Shkumbini-Apolonia 2-0
Shënues: Rizvanolli, Deliovski
Bylis-Teuta
Gjyqtar: Sokol Jareci (Tiranë)
Faza I: Teuta-Bylis 1-0
Shënues: Vila (p)
E Enjte, 19 Shkurt 2009