“Dita e Mbretëreshës”, incident i rëndë në Holandë
Apeldoorn - Përplasja e një makine me turmën që po përshëndeste familjen mbretërore në Holandë shkaktoi vdekjen e katër personave dhe plagosjen e 10 të tjerëve. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë qytezës Apeldoorn gjatë zhvillimit të celebrimit të “Ditës së Mbretëreshës”, festë e përvitshme në Holandë.
Një makinë e zezë erdhi me shpejtësi dhe u përplas me një kolonë, ndërkohë që Mbretëresha Beatris ndodhej në autobus së bashku me familjen e saj. Përplasja e makinës me njerëzit shkaktoi panik tek turma që ndodhej aty. Ambulancat mbërritën në vendngjarje dhe dërguan menjëherë të plagosurit në spital.
Akoma nuk është bërë e ditur, nëse ishte thjesht një incident, apo një atentat i organizuar kundër Mbretëreshës.