E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF pezullon per 9 javepresidentin e Lacit

TIRANE- Komisioni i Disiplines ne Federaten Shqiptare te Futbollit ka pezulluar per 9 jave presidentin e Lacit Pashk Laska pas dhunes se ushtruar prej tij ndaj futbollistit maqedonas te Skenderbeut Borce Ristovski. Vendimi eshte publikuar vetem sot nga Federata Shqiptare e Futbollit ndersa mbledhja eshte zhvilluar te merkuren ne mbremje vone. Laska eshte konsideruar fajtor per goditje me grusht te lojtarit kundershtar ne ambientet e stadiumit dhe vendimi ndaj tij nenkupton ndalimin e hyrjes ne stadium per 9 javet e ardhshme te kampionatit.

Po ashtu presidenti i klubit te Lacit do te paguaje edhe nje gjobe prej 100 mije lekesh per veprimin e tij. Persa i perket ngjarjes ajo ka ndodhur ne perfundim te ndeshjes Laci-Skenderbeu e cila u fitua 1-0 nga korcaret me golin e Vishajt. Futbollisti maqedonas i Skenderbeut Ristovski ishte i fundit qe hyri ne tunelin e stadiumit te Lacit ku ne ato momente ndodheshin te derguarit e Federates presidenti i Lacit Laska dhe nje pjestar tjeter i klubit. Maqedonasi sapo ka hyre ka share ne shqip ju q... motren ndersa reagimi i kreut te klubit kurbinas ka qene i menjehershem.

Laska e goditur direkt me grusht dhe Ristovski ka bere nje rrotullim ne ajer nga goditja. Ngjarja beri buje te madhe ndonese klubi korcar fillimisht nuk beri asnje ankese ne organet juridike te Federates. Por e gjithe skena u shenua ne raportin e delegatit te ndeshjes. Ne fakt raportet mes klubit te Lacit dhe Skenderbeut u ashpersuan qe perpara ndeshjes me ndryshimin e dites se ndeshjes nga e premtja ne te shtune te bere nga FSHF te merkuren e kaluar. Kjo ndodhi pas kerkeses se klubit korcar qe bazohej ne argumentimin deri diku absurd se presidenti Agim Zeqo ndodhej jashte shtetit dhe nuk mund te ishte te premten me ekipin .
m.a/A. Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›