E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spektakli i ndeshjes Milan-Reali Madridit

Milan dhe Reali i Madridit kane barazuar 2-2 ne nje ndeshje spektakolare e cila pervec golave dhuroi spektakel dhe nje rekord te ri me Filipo Inzagin i cili hyri ne histori me 71 gola te shenuar ne Kupat e Evropes. Madrilenet e drejtuar nga Jose Mourinho do te ishin me te rrezikshem ne lojen e tyre dhe do te mbyllnin pjesen e pare me avantazhin 1-0 fale golit te shenuar nga Higuain.

I hedhur ne fushe si zevendesues Inzagi do te barazonte shifrat ne minuten e 68-te perpara se ti permbyste ato ne favor te Milanit pas dhjete minutash duke shenuar nje record te ri ne Evrope me 71 gola. Festa e kuqezinjve do te prishej ne limitet e kohes shtese pasi Pedro leon do te shenote golin e barazimit per realin qe ka siguruar nje vend per ne raundin tjeter te Lige se Kampioneve. E gjitha gara spostohet per vendin e dyte ku pervec Milanit dhe Ajaksit ne loje ka hyre edhe Okser qe ka mundur 2-1 pikerisht skuadren hollandeze. Golat e samaritanos dhe Langil i kane shuruar fitoren francezeve qe kane beret e pavlefshem barazimin e perkohshem te Alderveild.

Nje bilete per ne raundin tjeter ka siguruar Bajerni i Mynihut qe ka mundur 0-4 rumunuet e CFR Clyj. Heroi i ndeshjes eshte Mario Giomez autor i tre golave qe u pasuan nga ai i shenuar nga Myller qe vulosi ecurin record te bavarezeve me katert fitore ne grupin A. Nje sukses dhe per Romes qe ka fituar ne transferte 2-3 ndaj bazel. Menez Toti dhe Greko gjeten rrugen e rjetes per italianet qe vuajten jo pak pasi vendasit do te linin gjithcka te hapur deri ne fund me giolat e Frei dhe Shaqirit.

Shkelqen edhe nje here Chelsea me nje fitore neto 4-1 kunder ruseve te Spartakut te Moskes ndersa nje record tjeter ne Champions ka regjistruar Olimpiku i Marsejes qe ka mundur me shifrat tenistike 0-7 modestet e Zilina.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›