E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF pezullon per nje vit Kamzen

Komisioni i Licensimeve të Klubeve në FSHF ka pezulluar për një vit klubin e Kamzës për shkak të problemeve mes aksionerëve të shoqërisë aksionere.

Disa kohë më parë Këshilli Bashkiak i Kamzës e shfuqizoi shoqërinë e vjetër dhe mori 51% të aksioneve që ishin në zotërim të Naim Qarrit duke krijuar një shoqëri të re me 100% të aksioneve në zotërim të Bashkisë.

Por, Naim Qarri vazhdoi punën për sezonin e ri duke mos marrë marasysh vendimin e këshillit bashkiak. Procesi gjyqësor i hapur nga Bashkia për këtë çështje i dha të drejtë Bashkisë e cila krijoi shoqërinë e re aksionere me emrin “FC Kamza”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›