Rrëfehet shkrimtarja e njohur Raimonda Moisiu: Jeta ime mes SHBA-së, Shqipërisë dhe letërsisë
Raimonda MOISIU është shkrimtarja dhe gazetarja e pavarur, që i pëlqen shumë ta identifikojë veten se i përket letërsisë postkomuniste të Diasporës. E lindur dhe e rritur në qytetin juglindor të serenatave dhe blirëve, Korçës, në një familje të thjeshtë qytetare me tradita atdhetare e patriotike, ajo njihet për kontributin qytetar, intelektual dhe aktivitetin krijues letraro-artistik e publicistik në të dyja kahjet e Atlantikut! Aktualisht jeton me familjen në SHBA, në kryeqytetin e shtetit të Connecticut, Hartford, dhe për kontributin e saj qytetar e intelektual ajo është nominuar nga Bashkia e qytetit të Hartfordit me Official Citation si: Gruaja e Vitit në komunitet, dhe që prej vitit 2005 aderon në Partinë Demokratike Amerikane. Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, Shkrimtarja shqiptaro-amerikane është përzgjedhur ndër personalitetet e Albanian Excellence – Candidates 2012. Po këtë vit ajo u nominua nga rrjeti Global Mbarëkombëtar me qendër në Londër me mirënjohjen; Gruaja Shqiptare e vitit, dhe poezia e saj në Netët Poetike Ballkanike në Korçë u vlerësua me Çmimin më të lartë Perëndesha e Dashurisë! Në këtë intervistë sa interesante e mbresëlënëse, Raimonda rrëfen për jetën, sakrificat, sfidat, guximin e kurajon, punën, përkushtimin e saj,- si arriti të bëhet shkrimtare dhe një emër fort i dashur dhe i respektuar në median e shtypin shqiptar si gazetare.
Bisedoi: Flora N.Nikolla
Jeni një emër i njohur në fushën e publicistikës, poezisë e prozës. Kujtoni se sa vjet keni që shkruani? Çfarë ju ka shtyrë ti kushtoheshit zanatit të të shkruarit?
Ka qenë një proces interesant për mua. Të shkruarit është ndjenjë e fortë e brendshme që ka një kundërshtar të madh, që vjen e rritet përditë, -të konsideruarit zanat. Sepse një shkrimtar nuk është i ndryshëm nga një murator apo shofer autobusi. Secili prej tyre vepron me disiplinë. Oscar Wilde ka thënë se të shkruarit është 10% dhunti, aftësi apo talent dhe 90% disiplinë. Pra edhe shkrimtarit, njësoj si punë e atyre që përmenda pak më lart, -i duhet disiplinë për të shkruar. Kjo nuk është detyrë e lehtë. Kërkon vetmi, përkushtim dhe i izoluar larg shoqërisë. Do kurajo, guxim dhe vullnet për ta bërë atë. Në kuptimin se; shkrimtari gjatë procesit të të shkruarit nuk është vetvetja, por është dikush tjetër. Shkrimtari si një gjeolog, rrëmon në thellësitë e shpirtit, kujtesës, mendimit dhe përvojave jetësore të tij, të njerëzve të afërt apo edhe të atyre që e rrethojnë. Në këtë proces shkrimtari është thellësisht i vetmuar. Të jesh shkrimtar është një nga zanatet më vetmitarë në botë. Në teatër, film apo në një zyrë, ke kolegët, regjisorët, aktorët apo producentët,etj, ndërsa kur shkruan je brenda botës tënde shpirtërore, emocionale dhe frymëzuese, krejt e vetmuar.. Duhet të biesh në dashuri me të shkruarin dhe personazhin apo çka je duke shkruar për të, kjo të bën ti tolerosh vetvetes vetminë e të shkruarit. Vëmendja është vetë-mposhtur në një mënyrë. Ka dy gjëra të vlefshme që lënë pas, të paktën për mua si shkrimtare; njëra është që shumicën e kohës gjatë procesit të të shkruarit e kalon në një dhomë duke jetuar me veten në një botë imagjinare, dhe tjetra është për të përfshirë në këtë botë imagjinare gjerësisht në lidhje me atë se çfarë mund të bëjmë teksa në jemi me këmbë në tokë. Ju më pyesni se çfarë më shtyri mua të shkruaja. Unë kam qenë një lexuese e pangopur në fëmijërinë dhe adoleshencën time. Ndërsa gjeja libra dhe mësoja rreth autorëve e bion e tyre në kopertinë, biles kam lexuar edhe libra të verdhë në gjeneratën time, kështuqë ka pasur disa lidhje mendore, e humbur në botën e librave, dhe kuptoja se autorët ishin njerëz që jetojnë, pra kjo ishte për mua një shtysë që edhe unë të bëhesha si ata. Dhe fillova në vetminë time të shkruaja atë çka më frymëzonte për momentin. E shkruaja kudo, në fletoret e shkollës, në cepat bosh të librave, deri aty sa shkruaja me shkumës në dyert e shtëpisë, apo me stilolaps në çantën e shpinës. Kështuqë vite që shkruaj kam që në fëmijërinë time, por kur erdha në Amerikë i solla këtu me vete tërë zhgaravinat që kisha hedhur dhe mundësia e ballafaqimit me teknologjinë kompjuterike më dha mundësinë të shpalosja këtë aftësi, pasionin për të shkruar. Tashmë, unë me mund e sakrifica, me mëndje të shëndoshë e krahë të fortë, kam krijuar profilin tim si Shkrimtare që i përket Letërsisë Postkomuniste të Diasporës dhe si gazetare e pavarur -publicistika është pasioni im i pashuar ndonjëherë.
Çfarë ju bën që të zgjidhni për të shkruar një temë… një ngjarje reale apo fantazi..?
Unë nuk mund ta di nëse kjo është e rëndësishme për të gjithë shkrimtarët, ashtu sikundër nuk mund ta dish se a do të jesh në gjendje apo të arrish diçka që ëndërron e dëshiron, apo ke talent, por ngadalë me kalimin e kohës vë re se shumë nga gjërat që ke përjetuar, i mendon se janë të dobishme, për ti shkruar, ashtu sikundër janë jetuar me dhimbjen e shpresën, me gëzimin dhe hidhërimin, me të bukurën e të shëmtuarën, me optimizmin dhe pesimizmin, me idealizmin dhe grotesken,- pra përvojat jetësore. Është një lojë e rrezikshme ti kërkosh shkrimtarit se çfarë ata mendojnë, kur shkruajnë në lidhje me një temë të përgjithshme, sepse vetë shkrimtari është lexuesi më pak objektiv i punës së tij, por një nga gjërat që mua më intereson si shkrimtare është sfera e ndikimit te çdo personazh apo lexues, që do të ndikojë në botën time dhe me ambientin që më rrethon. Janë ndjenjat idealiste që më bëjnë të shkruaj për dhimbjen e dashurinë e të tjerëve, sigurisht edhe timen. Kur je duke shkruar, një ide merr jetë, magnetizohet me idetë e tjera në drejtim të saj, dhe ajo që dëshiron të bësh më pas të shtyn të shkruash ngjarjen ashtu sikundër ka ndodhur, se si ajo ngjarje i ka prekur njerëzit, mendon disa momente dhe më pas fanatazon. E rëndësishme dhe interesante është që të japësh maksimumin e ngjarjes që ta bësh lexuesin ta ndjejë, të befasohet, të përcjellësh mesazhin e dashurisë njerëzore, tu ngresh moralin shpirtëror dhe më kryesorja është që idetë të marrin jetë për të treguar një ngjarje. Mënyra e të shkruarit është një element shumë interesant dhe i pashpjegueshëm. Shkoj për të fjetur, marr edhe diktofonin me vete. Jam në proces të të shkruarit të një libri, poezie apo publicistikë. Më vijnë lloj-lloj mendime e ide të ndryshme, zgjidhja e kapitujve të ndryshëm, strofave, opinion apo esse analizë letrare, i regjistroj në diktofon që të mos i harroj. Kur zgjohem në mëngjes teksa pi kafen në tryezën e punës-pra kompjuteri, papritur më lind tjetër ide krejtësisht e ndryshme, që do të thotë se frymëzimi, muza, idetë, ëndrrat janë diktuar në një pjesë të jetës. Ka ëndrra prej tyre që kanë kuptim, ka të pakuptimta, sigurisht të gjithë kemi të tilla, por ato kanë rëndësinë e tyre të veçantë në jetën tonë, pra në rastin tim ato marrin kuptim nëpërmjet letërsisë. Sepse unë nuk mund ta shpjegoj, pse unë shkruaj disa gjëra që unë kurrë nuk e kam menduar, pra në një farë mënyre për të fituar para, por kjo për R.MOISIUN do të thotë një rrugë drejt teposhtës së qënurit artiste.Unë e shpjegoj si detyrim ndaj audiencës së lexuesve e dashamirësve të artit e letërsisë, dhe këtë e tregon më së miri që librat e mi të të gjitha gjinive i kam donatuar në institucione sikundër Bibliotekës së Burgu 325 i Grave, Tiranë, Bibliotekës së të paraburgosurve 302 Tiranë, Bibliotekës së Burgut të Sigurisë së Lartë në qytetin tim të lindjes, Korçës, në qendra të rehabilitimit të adoleshentëve dhe gruas, gjitha këto nëpërmjet aktiviteteve nën moton, Një orë ndryshe më poezi, prozë e këngë, iu kam dhuruar dashamirësve të artit e letërsisë në Kosovë, Greqi, Diasporë etj, kudo në trevat shqiptare.
Çfarë ka rezultuar më e vështi