Dashuria për Prishtinën

Në kuadër të projektit artistik ‘Prishtine - Mon Amour’, grupi i baushtellës së bashku me vullnetarë të tjerë nisën pastrimin e pjesës së djegur të Pallatit të Rinisë - ish sallës së koncerteve, e cila aktualisht përdoret si parking.
Në aksion u bashkëngjitën edhe pastruesit e Pallatit të Rinisë.
Përmes këtij projekti synohet që deri me 8 shtator hapësira të jetë e gatshme për natën finale, e cila do të përfshijë artistë të shumtë dhe forma të ndryshme të instalimeve të shprehura kryesisht përmes artit performancë me temën ‘përsëritja’.
Me 20 gusht grupi i baushtellës do të zhvendoset në sallën e djegur të Pallatit të Rinisë për ta bërë të mundur funksionalizimin e kësaj hapësire për natën e performances finale.